Historitë e mungesës së shërbimit gjatë pandemisë së Covid-19 kanë qenë të shumta nga qytetarët. Gjithsesi, ky qytetar, ka një rast të paprecedentë, që në rast se do të vërtetohet, do të përbënte shkelje të rëndë të protokollit.

Zotëria pretendon se një të afërmi të tij, nuk i është bërë tampon edhe pse priti rreth 20 ditë. Por, dhe pse pa një përgjigje zytare, mjekët e kanë kuruar me medikamentet standarte të një personi që rezulton i prekur.


“E morëm 127 dhe nuk ka njeri fare. Të gjitha shërbimet ia kemi bërë në shtëpi. Ai ishrte me arrest kardiak dhe fati i tij si i kaloi. Ishte shumë rëndë. Kishte shenja të lodhjes, kishte këputje, nuk merrte dot frymë. Çfarë të them unë, mbaroi fare, nuk pata shpresë. Ai është 49 vjeç dhe shyqyr o Zot që ai u rikthye në jetë”, tregon i afërmi i të prekurit me Covid.

Të gjitha shërbimet thotë se i ka bërë privatisht dhe shpenzimet kanë qenë të shumta…

“Të gjitha shpenzimet janë bërë privatisht. Çfarë të bënim, aty nuk pyeti njeri, ka të sëmurë apo nuk ka të sëmurë. I kemi bërë analizat komplet, e gjitha ka vajtur 1 milionë e gjysëm lekë, në mos më shumë”, tregon i afërmi i të prekurit me Covid.

Ky nuk është rasti i parë kur qytetarët denoncojnë për mungesën e shërbimeve  nga strukturat e shëndetësisë për infektimet me kovid, por pavarësisht këtyre, Ministria e Shëndetësisë deklaron se çdo gjë është nën kontroll.