Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, duke i referuar shifrave të të pavendosurve publikuar nga Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit, Artan Hoxha u shpreh se në mënyrën se si janë paraqitur të pavendosurit, duket sikur pavendosshmëria është uniforme në të gjitha qarqet.

Hoxha: Unë shoh se në mënyrën se si janë paraqitur të pavendosurit, duket sikur pavendosshmëria është uniforme në të gjitha qarqet. Duket sikur ende presin një ofertë.

Nëse marrin se si janë sjellë në vitin 2017 këta të pavendosur dhe nuk kanë ndërruar mendje, këta ndahen në avantazh për opozitën e bashkuar.