Në kryeqytet është pothuajse e pamundur të parkosh automjetin, pasi në shumë rrugë, vend-parkimet janë kthyer në korsi biçiklete, apo janë kufizuar ne nje sens levizjeje ku ndalohet qëndrimi i mjeteve. Nisur nga kjo situatë, drejtuesit e mjeteve gjenden mes vështirësisë për të gjetur një vend-pushimi dhe gjobave të policisë rrugore apo asaj bashkiake. Për drejtuesit e mjeteve kjo situatë është kthyer në një sfidë dhe stres të përditshëm.

“ Është shumë e vështirë sepse nuk gjen asnjë lloj parkingu. Në shumicën e rasteve kemi marr gjoba dhe në momentin kur ndalon për te blerë dicka, apo edhe për të shkuar në farmaci”, shprehen shoferët.

Ndërhyrja në disa rrugë të kryeqytetit për ekspertët rrugor e ka vështirësuar situatën e trafikut.

Mendoj që kërkon  një studim më të gjerë, jo thjesht unë të bllokoj trafikun sepse nëse ti bllokon trafikun me mjete motorrike në qendra të banura,  atëherë ti nuk dhënë zgjidhje” shprehet eksperti.

Eksperti Artur Sulçe thotë se projektet e rrugëve në Tiranë janë bërë pa një studim paraprak nga bashkia.

“Përpara sesa të bëhet një projektim i nje korsie është i nevojshëm të bëhet një studim i plotë për mënyrën dhe sasinw e lëvizjes të atyre përdoruesve të rrugës. Iniciativat që merren mendoj se janë iniciativa të pa menduara mirë”, shprehet Sulçe.

Tre javë pas kërkesës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj për të luftuar parkimet dyshe, policia ka ndëshkuar në kryeqytet mbi 10 mijë drejtues mjetesh. Gjobat janë vendosur në vlerën nga 1-3 mijë lekë, por në disa raste efektivët janë mjaftuar dhe me këshillime, sidomos për parkimet afër shkollave.