Ylli i ri i MotoGp, Miguel Oliveira ka dalë hapur duke pranuar lidhjen me thjeshtrën e tij. Ai gjithashtu planifikon të martohet gjatë vitit të ardhshëm.

Të dy të rinjtë kishin prej 11 vitesh që njiheshin me njëri-tjetrin ku babai i pilotit u martua me të ëmën e Andreia Pimenta.

Portugezi shprehet se gjithçka nisi si shoqëri mes tyre por me kalimin e viteve kuptuan se ishte më shumë se një aq.

Ata kishin bërë plane për të organizuar dasmën këtë vit, por për shkak të shtyrjes së kalendarit të garave të motorave, planet u lanë për vitin tjetër.

Miguel Oliveira fitoi çmimin e parë të garave të MotoGp javën e kaluar në cirkuitin e Styrias.