Pak ditë më parë, reperi Fero dhe këngëtari Robert Berisha patën një përplasje, nëse nuk e mbani mend, lexoni linkun këtu: https://www.oranews.tv/roberti-i-kunderpergjigjet-feros-ne-30-koncerte-te-kane-rrahur-65-here-nuk-te-pranon-skena-se-je-si-pikcuditese/

dhe më pas rikthehuni në këtë artikull për të mësuar të rejat e fundit nga përplasja e dyshes.

Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Ora e mbrëmjes” i cili sigurisht që është pyetur për këtë temë dhe ka reaguar dhe njëherë tjetër, kunjat sigurisht që nuk munguan.

“Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s’di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi”, ka thënë ndër të tjerash Roberti.