Që prej vitit 2003, Lumturi Lipo jeton me djalin e saj që është diagnostikuar me skizofreni. Për Ora News ajo tregon jetesën e vështirë që bën dhe apelon për ndihmë në veshje dhe ushqime për të birin pasi 170 mijë lek që merr nga shteti janë të pamjaftueshme dhe për ilaçe.

Kjo 63 vjeçare prej vitesh kujdeset për djalin e saj i cili është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Lumturi Lipo tregon se jetesa e saj ka qenë tepër e vështirë,dhe që prej vitit 2003 kur gjendja e djalit u përkeqësua filluan dhe problemet për të.

“Ka që në vitin 2003 që është diagnostikuar më skizofreni.”

Tregon se nuk ka një jetë të qetë dhe me djalin nuk kanë një marrëdhënie të mirë,madje bashkëshorti i saj nuk flet të birit.

“Është shumë e vështirë se ka mendjen dhe nuk kam përfituar as kujdestari. Më shanë, më ofendon, më bën magji më thotë.”

Thotë se e ka shtruar në psikiatri por ka vendosur ta kuroj në shtëpi.

“E kam shtruar 8 herë dhe tani e mjekoj në shtëpi. Nën konsultë te mjeku.”

E sëmurë së bashku me bashkëshortin të ardhurat që marrin nuk u mjaftojnë as për ilaçe.

“Edhe burri është me ilaçe për hollim gjaku. Kemi halle, vetë jam e sëmurë.”

Apeli i 63-vjeçares është që dikush ta ndihmojë në veshmbathje apo ushqime për djalin e saj pasi vet është ë pafuqishme.