Të fshehura në një furgon frutash, policia italiane zbulon 70 kg kokainë

Të fshehura në një furgon frutash, policia italiane zbulon 70 kg

Rreth 70 kg kokainë janë kapur në kufirin mes Italisë e Zvicrës. 

Droga ishte fshehur në një furgon transporti frutash i tipit Mercedes me targë gjermane. 

Në pranga është vënë shoferi 43 vjeç, shtetas gjerman.

Sekuestrimi i drogës u bë gjatë një kontrolli nga Policia Rrugore e Bolzanos e Guardia di Finanza në kufirin e autostradës Vipiteno.

Kokaina ishte paketuar në 61 pako e fshehur në një vend të modifikuar të automjetit me hapje vetëm me telekomandim.

Dyshimet për një kontroll më të imët të automjetit nisën pas dokumentimit se automjeti  transportonte vetëm 10 kg mollë.

Kokaina e sekuestruar do të sillte në tregun e shumicës një përfitim prej 3 milionë euro dhe në shitje me pakicë dhjetëfish më shumë.

Korrieri 43 vjeçar gjerman është vënë në pranga për trafik ndërkombëtar droge dhe është vendosur në  dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Bota Lajme droge furgon frutash bolzano

EMISIONET