Kryetarja e LSI, MOnika Kryemadhi ka vizituar ditne sotme banorët e fshatit Paper në Elbasan, ku ka folur në lidhje me zhvlerësimin e prodhimit vendas.

Kryemadhi ka thënë se 70% të kërkesës vendi ynë e merr nga jashtë, ndërkohë që shton se duhet të punojmë me shitjen e prodhimit shqiptar sepse nuk ka taksë.

“Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona.

Një nga arsyet që ne duhet të fokusohemi është shitja e produkteve që prodhohen në Shqipëri, Made in Albania, është se i kemi me zero taksë, zero TVSH. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe fermerin dhe për të joshur konsumatorin shqiptar, për të marrë produktet shqiptare. Produktet shqiptare dalin më të shtrenjta se ato të huaja.

Siç ndodh për qumështin e bagëtisë tonë, sepse tregun po e mbyt qumështi maqedonas, boshnjak apo kroat, sepse subvencionohen apo ndihmohen nga politikat e shtetit të tyre dhe ndërkohë ne diskriminojmë dhe nuk e favorizojmë, e gjobisim fermerin apo blegtorin tonë. Kjo ndihet edhe këtu tek ju, tek shpendët”, ka thënë Kryemadhi.