Që prej datës 3 gusht, kur SPAK vendosi masën e sekuestros, ndaj presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi dhe aktiviteteve ekonomike të drejtuar prej tij, kryesisht RTV Ora dhe Ora News, ka filluar një sulm i paprecedentë.

Prej atij moment stafi i televizioneve vendosi distancimin nga çështja e drejtësisë dhe vendosjen e parimit të mbrojtjes së lirisë së medias. Por, bordi i televizionit, pas analizimit të fakteve dhe ngjarje vë re tentative për të ndikuar te drejtësia

I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë sulm të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të lënë drejtësinë të shqyrtojë dhe të gjykojë me objektivitet mbi rastin

Njëkohësisht i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, të qëndrojnë  brenda kornizave të së drejtës për të dhënë një mesazh se drejtësia në Shqipëri është e pavarur

Po ashtu i bëjmë me dije opinionit publik se që prej fillimit të kësaj situate, kemi qenë të angazhuar maksimalisht për të dokumentuar qëndrimin e gjithësecilit në këtë situatë duke monitoruar veprimet e ndërmarra me të gjitha format dhe mekanizmat nga palët që kanë si synim mbylljen e zërit të dy televizioneve

Gjithashtu disponojmë prova të pakontestueshme dhe fakte që hedhin dritë mbi gjithë këtë situatë të cilat në momentin e duhur do ti bëjmë publike në mënyrë të plotë.

Në foto : Deklarata e bordit të televizionit

Pas publikimit të këtyre provave dhe fakteve, ndaj personave përgjegjës do të kërkohet ndjekje ligjore penale dhe civile për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre

Në foto : Deklarata e bordit të televizionit

Këto veprime konsiderohen të padrejta dhe sigurisht vijnë në vazhdën e nismave të mëhershme, siç ishte dhe rasi i ISHSH që pas asnjë bazë kërkoi mbylljen e RTV Ora në kulmin e pandemisë.