"Të falenderojmë mijëra herë o Allah", pas 65 orësh tmerr shpëtohet 3 vjeçarja nga rrënojat

Pas 65 orëve të tmerrit nën rrënoja, ekipet e shpëtimit në Turqi arrijnë të shpëtojnë vogëlushen 3 vjeçare, Elif Perinçek.

Ajo u nxorr nga rrënojat me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Vogëlushja Elif është personi i 106-të që shpëtohet e plagosur nga rrënojat.

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Tëitter shkroi: “Të falënderojmë mijëra herë o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti Doğanlar edhe vogëlushen Elif”.

Gjyshja e Elifit ka shprehur gëzimin e saj duke thënë: “Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”.

Një imazh i Elif Perinçek që kap gishtin e madh të zjarrfikësit i cili e nxori atë nga rrënojat u bë një simbol i shpresës pas tërmetit shkatërrues.

“Elif më mbajti në gishtin e madh… I pastrova fytyrën, e pastrova me pluhur. Ajo nuk më lëshoi ​​gishtin e madh derisa arritëm në infermierinë. Ai fëmijë meriton të jetojë deri në fund”- tha zjarrfikësi i Komunës së Stambollit Muammer Çelik i cili gjeti vogëlushen.

Çelik kishte folur me babanë e fëmijës një ditë para shpëtimit të saj, i cili tha se ai ishte "i përgatitur për gjithçka" pas më shumë se 48 orësh robërie të Elif nën ndërtesën e shembur.

Bota Lajme rrenoja turqi termeti izmir

EMISIONET