Operacioni Forca e Ligjit u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave nga Tirana, të dënuar, për vrasje, kanosje, trafikim dhe drogë.

Burime bëjnë me dije se duhet të deklarojnë pasurinë shtetasit:

Nderim Markola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Durim Dervishi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Kliton Nanushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

Ergys Mëcuku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.