Të arrestuarit për 2.6 ton marijuanë në burg, avokatët: Arrestim skandal, asnjë provë që kamioni u ngarkua me drogë në magazinë

Të arrestuarit për 2.6 ton marijuanë në burg, avokatët:

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli dy të arrestuarit si bashkëpunëtor të trafikimit të 2.6 ton marijuanë drejt Malit të Zi. Dy të pandehurit kanë mohuar në gjykatë që kanë lidhjen me lëndën narkotike, ndërsa avokatët mbrojtës akuzojnë prokurorinë se arrestimi i tyre është bërë pa asnjë provë.

Gjykata e Shkodrës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhi,, të akuzuar si bashkëpunëtorë  në tentativën e trafikimit  me kamion të 2.6 ton marijuanë, sasi e cila u kap nga policia në Mal të Zi.

Arlind Tabaku është personi i cili i ka gjetur magazinën e shoferit të kamionit Elvis Çalik, pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazine me qira për të lënë fruta perimet në Lushnje.

Ndërsa Përparim Shurdhi është pronari i magazinës qe ia ka dhënë me qira shtetasit Elvis Çalik.

Të dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me drogën.

Ndërkohe avokatët mbrojtës të Arlind Tabakut sqarojnë se prokuroria kishte zero prova për dy të dyshuarit.

Saimir Korreshi: Zero prova ga prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetëm një komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit të kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qenë në magazinë sepse janë kamerat e sigurisë. Nuk ka asnjë lloj prove nga ana e prokurorisë. Arlind Tabaku dhe personi tjetër nuk kanë nxjerrë asnjë emër të personave të përfshirë siç pretendohet. Magazinën shoferi i kamionit ia ka kërkuar me qira sepse i ka thënë se dua të merrem me fruta-perime duke qenë se zona e Lushnjes njihet për atë punë.  Nuk ka asnjë provë që tregon se kamioni është ngarkuar me drogë te magazina por vetëm shihet duke hyrë dhe duke dalë.

Anton Kosteri: Është absurde që nuk është nën hetim asnjë punonjës në doganën e Hanit të Hotit ku kamioni kaloi me drogë.

Arlind Tabaku dhe Përparim Shurdhi u arrestuan të enjten nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe malazeze.

2.6 tonë janë sekuestruar në kamionin i cili u nis nga Greqia me fruta-perime e më pas dyshohet se u ngarkua me drogë në Shqipëri, duke udhëtuar më pas drejt Malit të Zi.

Kamioni kaloi doganën e Hanit të Hotit pa u pikasur nga skaneri.

LEXO: Të gjitha lajmet për kapjen e kamionit me drogë në Mal të Zi

https://youtu.be/fg927ncY928

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike gjykata e shkodres masa e sigurise 2.6 ton marijuane

EMISIONET