Taylor Swift thyen rekordin e Beatles pas 54 vitesh

Taylor Swift thyen rekordin e Beatles pas 54 vitesh

Me publikimin e albumit të ri "Fearless" (Versioni i Taylor), Taylor Swift theu rekordin e mbajtur në Britani nga Beatles për 54 vjet.

Taylor Swift tani ka albumin e tretë numër 1 në top listat në më pak se një vit dhe theu një rekord të ri në vend, sipas Official Charts Company.

Rekordi u shënua nga albumet "Folklore", i cili u lançua më 31 korrik dhe "Evermore", i cili u publikua më 18 dhjetor.
Brenda 259 ditësh, tre prej albumeve të saj arritën numrin 1 në top listat britanike dhe botërore.

Beatles deri më tani kanë mbajtur rekordin e top listave në 364 ditë me publikimin e albumeve "Help!", "Rubber Soul" dhe "Revolver".

"Fearless" (Taylor's Version) me 6 këngë të reja, është albumi i shtatë numër 1në listë i këngëtares.

EMISIONET