E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora gazetarja britanike Alice Taylor u shpreh se Rama do të kontrollojë median pasi është e vetmja gjë që nuk kontrollon plotësisht në Shqipëri.

Alfred Lela: Duket sikur Rama po e braktis ligjin antishpifje dhe po e ripaketon në Kodin Penal apo jo ?

Alice Taylor : Po Rama e kuptoi se paketa antishpifje nuk do të pranohej nga ndërkombëtarët. Ai e di se duhet të kontrollojë median pasi është e vetmja gjë që nuk kontrollon plotësisht në Shqipëri. Dhe për ta bërë këtë po prezanton këto ndryshime në Kodin Penal dhe do të bëhet më keq për median. Ai do të mbajë ndërkombëtarët të lumtur duke u tërhequr në draftin e antishpifjes, por ai do të ketë sërish pushtetin mbi mediat.

Ky nuk është një ripaketim ose një tërheqje apo humbje pasi është një narcizist, por në vend të kësaj do të bëjë disa ndryshime të tjera në Kod.

Po ku është fitorja e tij?

Alice Taylor: Një është për të fituar zgjedhjet. E dyta për të hapur negociatat me BE-në. Rama nënvlerëson faktin që njerëzit po i  kushtojne vëmendje asaj që po ndodh. Ai mendon se mund ti shmanget e njerëzit nuk do ta kuptojnë derisa të jetë vonë. Por ne kemi media që lexohet dhe do të jemi të sigurtë që të gjithë do e lexojnë.
Rama nuk duron që të kritikohet. Ai e urren median pasi nuk mund ta kontrollojë. Mund të kontrollojë gjyqtarët, bashkitë, por mediat jo. Kjo është një gjë e madhe.