Tavo: Me lista të hapura ose të mbyllura, populli e ka vendosur, rilindja do e humbë pushtetin

Tavo: Me lista të hapura ose të mbyllura, populli e ka vendosur,

Për ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, kryeministri Edi Rama nuk i do listat e hapura, pasi ka humbet kontrollin mbi deputetët e tij.

Vangjel Tavo: ''Çështja e hapjes së listave, është përodur vonë nga Rama. Nëse ka njeri i cili e ka tmerr hapjen e listave, dhe humbjen e kontrollit të pushtetit mbi deputetët e zgjedhur, është Rama. Ai e ka përdorur këtë gjë dhe vendosi një klauzolë për të mbyllur 1/3 e listës, për të siguruar njerëzit pranë tij, që do të thotë që nuk është një sistem me lista të hapura. Opozita ka kërkuar që, në qoftë se duam një sistem demokratik, nëse duam demokraci, nëse duam që fuqinë t'ia japim popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, ky është sistemi, 100% të hapura. Rama nuk e do këtë sistem, sepse e di që jo vetëm humbet kontrollin, sepse pjesën tjetër e humbjes së pushtetit ai e ka të sigurt, por edhe në opozitë do ta humbasi kontrollin e të zgjedhurve.

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Tavo tha se Rama kërkon që të prishë koalicionet parazgjedhore, por sipas tij nuk mund ta bëjë, pasi është e sanksionuar në kushtetutë.

Ish-deputeti shprehet se sido që të jenë listat, të hapura ose të mbyllura, populli e ka vendosur dhe Rilindja do ta humbë pushtetin.

Vangjel Tavo: ''Por, hileja nuk qëndron te listat e hapura ose të mbylllura, sepse do të kishte pranuar propozimin e opozitës. Hileja qëndron te heqja e koalicioneve. Koalicionet janë të sanksionuara në kushtetutë. Rama duke shkelur kushtetutën me këto marioneta që ka në parlament, përpiqet të bëjë ndryshime kushtetuese. Ka shumë vende europiane të cilët ndryshojnë kushtetutën, por për zgjedhjet pasardhëse, jo për ato aktuale. Sado përpjekje të bëjë Rilindja, të jenë të bindur që e kanë humbur pushtetin. Janë të ikur sido që të jetë. Lista të hapura ose të mbyllura, sido që të jetë populli e ka vendosur, nuk ka një shqiptar që ta dojë dhe ta mbështesë këtë qeveri.''

Tavo tha gjithashtu se kryeministri Rama u ka dalë kundër të gjithëve, madje edhe ndërkombëtarëve, çka sipas tij, mund të rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE.

Vangjel Tavo: ''Rama është i vendosur të dalë kundër të gjithëve. Kundër Bundestagut, kundër Partive Popullore Europiane. Kushtetua nuk mund të jetë paçavure, ashtu sikurse është mësuar Rama të trajtojë kushtetutën. Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me sa më shumë konsensus të mundshëm. Shikojmë një kryeminstër i cili është kundër të gjithëve. Ka të drejtë çdo shqiptar sot, madje edhe ndërkombëtar që t'i drejttojë gishtin që ky është njeriu i cili po prish konsensusin, por po pengon edhe integrimin në Bashkimin Europian, me përpjeket për të ndryshuar kushtetutën. Ta harrojë se mund të fitojë, është i ikur.''

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.

Vendi Lajme Politikë listat e hapura vangjel tavo

EMISIONET