Tavo denoncon shqetësimin e mjekut: Në qendra shëndetësore s'ka maska e dezinfektant, tamponi po zëvendësohet me rrezet e skanerit

Tavo denoncon shqetësimin e mjekut: Në qendra shëndetësore

Ish deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka denoncuar mungesën e materialeve higjienizuese nëpër poliklinika dhe qendra shëndetësore ku marrin trajtim personat e infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se i referohet një mjeku i cili tregon vështirësitë që hasin bluzat e bardha në frontin e parë të luftës me virusin.

Sipas tij, mjekët në poliklinika dhe qendra shëndetësore nuk janë të pajisur me maska, doreza dhe higjienizues dhe si i blejnë vetë. Gjithas

Postimi i plotë:

Ja një shqetësim i ardhur nga një mjek i cili tregon vështirësitë që hasin mjekët në poliklinika dhe qendra shëndetësore në frontin e parë të betejës me pandeminë.

Situatë kaotike - SKANDAL

“Ne mjekët nuk kemi as maska, as doreza e as disifektant. Mjekët dhe infermieret i blejnë vetë, maskat, dorezat, disinfektantet. Shumica e poliklinikave janë disinfektuar gjithsej 2 herë që nga fillimi i pandemisë. Dhomat tona të vizitave perpiqemi ti bëjmë vetë 2-3 herë në ditë me klor. Kjo për sa i përket mjeteve të mbrojtjes personale, pastaj gjëra të tjera që çalojnë në referimin e pacientëve për ekzaminime dhe shtrime ka pasur dhe ka plot.

Në rastet që dyshohen për suspect Covid nuk bëhen tampon nëse nuk janë rëndë ose nëse nuk kanë bërë CT toraxi në fillim.

Shumë njerëz po bëjnë skaner duke marrë rreze ndërkohë që nuk është skaneri për screening.

Në momentin që nuk bëhet tamponi këto persona nuk i izolon dot dhe në këtë mënyrë perhapet infeksioni.

Të sënurët me probleme të tjera pulmonare që nuk mund të zgjidhen në qytete nuk ke ku ti referosh për shkak se Sanatoriumi eshte kthyer vatër Covid-i. Qeveria thotë se ka hapur pavjon tek "Nënë Tereza” por praktikisht kur flet me mjekët thonë mos dërgoni se nuk bejmë dot asgjë këtu ku na kanë vendosur. Praktikisht ka një mos menaxhim të situatës dhe një rrëmujë e përgjithshme.”

Qeveria ka dështuar. Kjo është papërgjegjshmëri.

Vendi Lajme maska denoncimi tamponi vangjel tavo Aktualitet dezinfektimi shqetesim doreza

EMISIONET