Në Tatzat të Delvinës kanë mbetur vetëm të moshuar, pasi të rinjtë janë larguar. Veç kësaj banorët aty vuajnë për rrugë dhe dimri i izolon plotësisht. Në fshat nuk ka as qendër shëndetësore, të vjetrit thonë se ishin më mirë para deokracisë.

Ky është Tatzati, fshati më i largët i bashkisë së Delvinës.

Pjesa më e madhe e shtëpive të gurta janë rrënuar.

Në kalldrëmet mes tyre ecin ngadalë vetëm të moshuar.

Të rinjtë janë të paktë.

Qendër shëndetësore nuk ka.

Madje thonë se edhe mjeku nuk u shkon.

Ndaj për shqetësimin më vogël shëndetësore duhet të zbresin të paktën deri në Kalasë.

Rruga është mundim më vete. Nuk është investuar prej gati 3 dekdash e për të shkuar deri atje duhen mjete te larta. Në dimër, thuajse izolohen.

Fshati ka resurse të mjaftueshme, për t’u kthyer në një destinacion turistik, por i harruar nga vendorët.

Ndaj një i moshuar thotë se ishin më mirë para demokracisë.

Një pjesë kultivojnë rrush e shesin raki, të tjerë merren me pak bujqësi e blegtori sa për tu ushqyer.