Tampon negativ për Silvio Berlusconin

Tampon negativ për Silvio Berlusconin

Ka rezultuar negative tampon të cilit iu nënshtrua dje ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi.

Lajmi jepet nga bashkëpunëtori I tij, Adriano Galliani, para ndeshjes Monza-Triestina, e vlefshme për Kupën e Italisë, raporton Ora News.

“Dje presidenti ka bërë tamponin dhe rezultoi negative. Do të presim të dytin në ditët në vijim dhe më pas mund të themi se ka dale nga ky makth një-mujor”, është shprehur Galliani.

Sa i përket 14 të infektuarve me Covid-19 te Genoa dhe mundësisë për ndërprerjen e kampionatit, Galliani tha: “Kampionati në rrezik? Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje, vetëm mjekët mund ta thonë. Por mund të them se vende të tjera kanë protokolle strikte për raste sit ë Genoa, ndërkohë në Itali nuk kemi. Mendoj se duhet një protokoll preciz dhe I qartë sa më shpejt”. /A.R, OraNews

Bota Sport Lajme Futboll serie a Berlusconi covid19

EMISIONET