Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Haradinaj: Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për njohjen e kufijve ekzistues

Ambasadori i dërguar nga presidenti amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi,  Richard Grenell nëpërmjet një psotimi në Twitter njoftoi se dy vendet do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Menjëherë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se më 2 shtator do te marrë pjesë në takimin e thirur në Uashington dhe se me palën serbe do të takohen si "dy shtete të pavarura".

Së fundmi një reagim në Facebook ka ardhur edhe nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj. I cili është shprehur  se Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës në arritjen  e një marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke të kufijve ekzistus.

“Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj.

Kosove Rajoni Lajme Serbi Twitter Kosovë takimi kosove-serbi

EMISIONET