Takimi me Osmanin, Berisha: Shqipëria të mbështesë Kosovë në procesin e dialogut me Serbinë

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me presidenten në detyrë dhe kryeparlamentaren e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tregon piketat e bisedës me Osmanin.

Sipas tij, "me rëndësi të madhe është fuqizimi i pozicionit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe mbështetja që duhet t'i japë Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar në këtë proces".

Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:

Takim me Ushtruesen e Detyres se Presidentes te Republikes se Kosoves, zonjen Vjosa Osmani!Te dashur miq, sot isha i ftuar per dreke nga Ushtruesja e Detyres se Presidentes te Kosoves, zonja Vjosa Osmani, e cila gjendet ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

Gjate bisedes pata rastin t’i uroj zonjes Osmani suksese ne detyren e larte te Ushtruese se Detyres se Presidentes te Republikes se Kosoves ne kete moment te rendesishem qe po kalon Kosova si dhe ta falenderoj me mirenjohje per qendrimet e saj te palekundura ne mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit te Kosoves nga serbomdhenjte e Beogradit dhe argatet e tyre shqipfoles.

Gjate takimit diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne Kosove dhe Shqiperi dhe nevojen per konsolidimin e metejshem te pavaresise, garantimit te sovranitetit dhe integritetit territorial, forcimit te demokracise dhe hapave te saj per integrimin ne institucionet nderkombetare dhe BE. Me rendesi te madhe eshte fuqizimi i pozicionit te Kosoves ne procesin e dialogut me Serbine dhe mbeshtetja qe duhet t'i jape Shqiperia dhe mbare kombi shqiptar ne kete proces.

Ne takim theksova rendesine jetike te bashkepunimit vellazeror ne te gjitha fushat midis dy shteteve tona dhe per projektet kryesore qe mund te ndermerren ne kuadrin e ketij bashkepunimi mes nesh por edhe rajonal.Takimi ishte vellazeror dhe kaloi ne frymen e mirekuptimit te plote.

Vendi Lajme Vjosa Osmani Politikë sali berisha takimi kosova Aktualitet dialogu me serbine

EMISIONET