Një përfaqësi e mjekëve zhvilluan të mërkurën (30 shtator), takimin e parë në Ministrinë e Shëndetësisë për të diskutuar kërkesat për kushtet e punës.

Një nga kërkesat është ajo e pagës, për trë cilën mjeku Stroni u shpreh se e sheh të arsyeshme që ndryshimi të bëhet duke ju referuar pagave në rajon.

”Ne nuk jemi te 40%, ne kemi argumentime të tjera, si për shembull, jemi vendi me pagesën më të ulët në rajon. Kjo është vetëm një nga pikat. Mund të rritet 40%, por pse jo 41%? Duhet të diskutohet dhe të ketë argumente. Një prej pikave është edhe Kosova, pasi edhe ata janë në luftë si ne.”

Gjatë takimit, ku të pranishme ishinMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe zvëndës ministrja Rakacolli u dorëzuan draftet e të dyja palëve të cilat do të vlerësohen nga juristët përkatës.

”Të dyja së bashku kemi lënë juristët me qëllim që të krijohet një draft përfundimtar dhe pastaj të miratohet. U vendosën disa piketa për vendosjen e këtyre grupeve që ne kemi vendosur për 4 pikat. U la që dita e hënë të jetë nominale emrat e grupeve nga ana jonë, që më pas të vazhdohet procedura. Drafti jonë do ballafaqohet me draftin e tyre. Në momentin që juristët janë gati ne do të vazhdojmë. Ne pretendojmë që të marrim sa më shumë por varet nga mundësitë.”

Një javë më parë një përfaqësi e mjekëve zhvilluan një takim në kryeminsitri ku depozituan 4 kërkesat për situatën në sistemin shëndetësor.

Këkresat lidhen me rritjen e pagave, sigurimi i jetës së mjekëve, kushte me të mira punë dhe shpalljen dëshmorë kombi të mjekëve që humbin jetën si pasojë e covid.