Takimet e fshehta të Metës? Iljazaj: Më shqetëson kush e ndjek dhe kush i bën video Presidentit

Takimet e fshehta të Metës? Iljazaj: Më shqetëson kush e

Mazhoranca dhe kryeministri, Edi Rama, e kanë vënë nën akuza presidentin Ilir Meta për takime të fshehta natën për të siguruar vota për LSI.

Analisti dhe pedagogu i UET, Ervis Iljazaj, thotë se shqetësues është fakti se kush e ndjek Presindentin e Republikës në takimet private të tij.

Iljazaj: Më bën përshtypje se kush e regjistron Presidentin e Republikës, kjo më shqetëson. Kush e ndjek, kush i bën video? Privatësia e Presidentit duhet të ruhet. Presidenti ka status si jashtë dhe brenda pallatit presidencial. Pastaj se për kë bën fushatë apo jo nuk e di fare.

Presidenti Meta ka qenë aktiv kohët e fundit, ndërsa ka marrë edhe një nismë për të krijuar një portal në Presidencë për problemet zgjedhore.

Iljazaj për Rtv Ora thotë se Presidenti ëhstë brenda kompetencave të tij, nëse nuk do të shqetësohej për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të ishte problem.

Iljazaj: E drejta e votës është kushtetuese dhe presidenti ka për detyrë të mbrojë kushtetutshmërinë. Është brenda punës së tij, nuk shoh asgjë problematike që presidenti shqetësohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lidhur me portalin, Presidenca duke parë kontekstin ku ndodhet Shqipëria sot, është i vetmi institucion legjitim që mund ta kryejë këtë funksion në kushtet kur opozita është jashtë.Presidenti nuk po del dhe po thotë votoni këtë apo atë.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

Vendi Lajme ilir meta Politikë Ervis Iljazaj RTV Ora

EMISIONET