Dafina Zeqiri është një nga reperet më të talentuara në Shqipëri dhe mjaft e dashur për publikun.

Çdo këngë që ajo publikon ka sukses dhe kthehet në hit. Së fundmi ajo po punon për albumin e ri të titulluar “Dafinë moj”, të cilën do e publikojë së shpejti.

Një surprizë e bukur është se nëna e saj do këndojë pjesën hyrëse të albumit. Shpesh herë nëpër intervista reperja na ka treguar se nëna e saj e ka pasur shumë pasion këngën, madje në rininë e saj edhe ka kënduar.

Mesa duket e ëma paska edhe një talent të fshehur, atë në rep. Dafina ka publikuar në “Instagram”, një bisedë që ka bërë me të ëmën, ku kjo e fundit i ka thurur disa vargje, duke përgatitur një diss të fortë.

Mamaja ime është më e mira”, ka shkruar Dafina mbi foto.