Surpiza që emocionoi botën/ Me fustan të bardhë në spital, nusja befason nënën e sëmurë me kancer

Surpiza që emocionoi botën/ Me fustan të bardhë në

Një nuse e veshur me të bardha befasoi nënën e saj e cila ndodhej për kurim në një spital në Angli, si pasojë e një kanceri në mushkri.

Nusja, Nicole Lind, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi e kishte anuluar dasmësn, por për shkak të gjendjes së rënduar së shëndetit të mamasë së saj, ajo vendosi të improvizonte një 'dasmë' në spitalin ku e ëma po trajtohej.

Të kapur për dore, Nicole dhe partneri i saj u shfaqën para shtratit të mamasë, e cila shpërtheu në lot kur e pa të veshur nuse të bijën.

“Kur Nicole u shfaq e veshur me fustan nusërie mendova se ishte një shaka. Nuk mund të mendoja shumë në ato çaste, por di të them që u ndjeva tepër krenare. Nicole është kujdesur shumë për mua dhe ta shikoja të lumtur është një ndjesi e papërshkrueshme”, u shpreh kështu mamaja e Nicole.

Të pranisëm në këtë dasëm të improvizuar ishin dhe një prift dhe e motra e Nicole.

Foto spital foto nene nuse suprize fustan te bardhe

EMISIONET