Një i ri shqiptar është vënë nën akuzë për sulm me acid ndaj oficerëvë të policisë gjatë një kontrolli droge në veri të Londrës.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në Dale Close, Barnet, më 23 shtator, ku 11 oficerë të policisë lokale ranë në kontakt me një substancë gërryese

Armando Gjyla, 32 vjeç, banues në Southgate, akuzohet për hedhjen e një lëngu gërryes me qëllim dëmtimin, shëmtimin, çaktivizimin ose dëmtimin e rëndë trupor.

Ai do të paraqitet të mërkurën në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside.

Gjyla është akuzohet gjithashtu edhe për shitje të substancave narkotike.

Një 21-vjeçar tjetër, i cili u arrestua gjatë operacionit, ra gjithashtu në kontakt me substancën dhe ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Edhe 11 oficerët  që mbetën të lënduar kanë marrë mjekim në spital por asnjëri prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze për jetën.