Sulmi terrorist në Vjenë, policia austriake vë në pranga dy persona të tjerë

Sulmi terrorist në Vjenë, policia austriake vë në pranga dy

Policia e Vjenës ka vënë në pranga dy persona të tjerë në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dhe 22 të tjerë.

Mediat austriake shkruajnë se një nga të arrestuarit është një austriak me origjinë afgane materiali gjenetik i të cilit u gjet në armën e përdorur nga atentatori muajin e kaluar.

Autoritetet do të kërkojnë miratimin e gjykatës për të vendosur 26-vjeçarin në paraburgim hetimor, tha një zëdhënëse e prokurorëve të Vjenës, duke konfirmuar një raport në gazetën Krone.

Një tjetër i dyshuar gjithashtu u arrestua, tha ajo pa dhënë detaje.

 Policia austriake  ka arrestuar 15 persona në lidhje me sulmin. Autoritetet në Gjermani dhe Zvicër po hetojnë gjithashtu njerëz për të cilët ata dyshojnë se kishin lidhje me sulmin.

Bota Lajme vjene sulmi terrorist

EMISIONET