Që prej mbrëmjes së djeshme Austria dhe gjithë Europa kanë qëndruar nën panikun e sulmeve terroriste të koordinuara në Vjenë.

Ndërkaq prej mediave vendase mëngjesin e sotëm raportohet se njëri prej autorëve të dyshuar se ka lidhje me ngjarjen është identifikuar. “Krone” raporton se ai është një refugjat rreth 30 vjeç, i cili është qëlluar nga njësia special WEGA.

Në një foto virale, autori dallohet se është i armatosur dhe gjithashtu ka edhe një haxhar, të cilat i mbante me vete edhe gjatë aktit të rëndë. Pak para sulmit, ai ka shprehur besnikërinë e tij ndaj kreut të ri të ISIS Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, në Instagramin e tij.

Llogaria e tij tashmë rezulton e mbyllur.

Nga sulmet e djeshme në Vjenë kanë humbur jetën 3 persona, mes të cilëve edhe një polic, ndërsa janë plagosur 15 persona.