Njësitë speciale të policisë austriake kanë arrestuar dy persona pas dyshimeve për lidhje me autorin e aktit terrorist në Vjenë.

Sipas Salzburg24, në pranga kanë rënë një 18 vjeçar dhe një 24 vjeçar nga Zvicra. Ndalimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme në Winterthur.

Nuk dihet ende lidhja mes dy të rinjve zvicerianë dhe autorit të aktit të rëndë, ndërkohë që mendohet se ata janë të përfshirë në krim.

Ministria e Drejtësisë së Austrisë, Karin Keller-Sutter ka njoftuar se dy të arrestuarit dhe autori janë takuar fizikisht edhe më parë.

Të paktën 14 vetë janë arrestuar deri më tani në Austri pas bastisjeve të policisë në 18 banesa.

I dyshuari Fejzullai, i përshkruar si një terrorist islamik, i cili ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, u qëllua për vdekje nga policia ndërsa hapi zjarr ndaj kalimtarëve.

Sulmi solli shtimin e masave të sigurisë në Vjenë ndërsa policia nisi edhe ndjekjen e një sulmuesi tjetër. Por më vonë autoritetet thanë se Fejzullai mund të ketë vepruar i vetëm. Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) mori përsipër përmes një videoje përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë asnjë provë.