Zyra elektorale e Partisë Demokratike në njësinë 7 në kryeqytet është sulmuar mbrëmjen e kaluar.

Ish-deputeti, Agron Shehaj, drejtues politik i PD-së për degën 5 dhe 7 në kryeqytet, në një intervistë për Ora News e dënoi aktin vandal.

Sipas tij ky është një kërcënim dhe akt i rëndë në fillim të fushatës zgjedhore i frymëzuar nga kryeministri Edi Rama ndaj edhe e ftoi këtë të fundit që ta dënojë.

Shehaj: Zyra elektorale e PD në qendër të Tiranës, në zemër të Tiranës është sulmuar natën e kaluar dhe ky është një kërcënim, një akt i rëndë në fillim të fushatës elektorale. Ky sulm praktikisht frymëzohet nga Edi Rama. Ne e dënojmë këtë akt dhe ftoj që edhe kryeministri ta dënojë këtë akt.Kjo nuk do të thotë që intimidohemi, nuk kemi frikë as nga Edi Rama dhe as nga njerëzit e Edi Ramës por do të vazhdojmë në rrugën tonë drejt 25 prillit.

Antikorrupsion, duke deklaruar se nuk do të lejojë asnjë operator offshor në tendera, gara dhe koncesione.

Për Shehaj, ky është hapi më i thjeshtë për tu bërë nga 26 prilli.

Shehaj: Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë që me 26 prill. Të ndalojmë pjesëmarrjen e kompanive offshore, kompani që nuk dihet se kush është pronari, të marrin pjesë në tendera dhe koncesione. Duhej bërë më përpara. Anomalia nuk qëndron në atë që do të bëjmë ne por në atë që ka bërë Edi Rama. Kemi të bëjmë me një praktikë të shëmtuar abuzimi.