Dy persona janë goditur më thikë në Francë ditën e sotme pranë zyrave të  vjetra të Charlie Hebdo dhe raportohet se gjendja e tyre është kritike.

Dëshmitarët thanë se brenda pak sekondave, autori goditi papritur dy pjesëtarë të një kompanie produksioni televiziv me një thikë të madhe në formë hanxhari, duke i ndjekur ata nga pas.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona që dyshohet që kanë lidhjen me ngjarjen, një 18-vjeçar i cili njihet edhe për krime të tjera si dhe një 33-vjeçar.

Në momentin e arrestimit, 18-vjeçari i ka pasur rrobat e mbuluara me gjak.

Një nga të arrestuarit bëhet me dije se ka pasur gjak në rroba, ndërsa nuk dihet akoma roli i 33-vjeçarit në ngjarje.

Për shkak të rrezikut të sulmeve të tjera, adresa e zyrave të reja të revistës mbetet e fshehtë.

Franca ka nisur hetimet nëse ky rast ka lidhje me ndonjë akt terrorist apo jo.