Erik Tatazi, i plagosuri i tretë nga sulmi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme (18 shtator), ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ai u paraqit dje i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës.

Erik Tatazi, ishte një ndër personat të cilët u konfliktuan me 39-vjeçarin Armando Baboçi, i cili humbi jetën pas plagëve të marra, si dhe djalit të tij Erald Gjini, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt: Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç.

Klodian Daci, dyshohet se qëlloi me armë zjarri Armando Baboçin.

Ndërkohë, janë arrestuar për moskallëzim krimi Endri Cimo (Bregu), 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç.

Lexoni me shume: Durrës: Vranë babain i plagosën të birin, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Si ndodhi vrasja dje ne Durres