Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona. Sulmuesi arrestohet nga policia

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona. Sulmuesi arrestohet

Një sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani, përkatësisht në qytetin Oberhausen.

Si pasojë e sulmit, kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia, raporton Reuters.

Në anën tjetër Wesdeutsche Allgemeine Zeitung, shkruan se disa persona janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thika, madje gjendja e disa prej tyre është kritike.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje të tjera, dhe as nuk ka zbuluar për publikun motivimin e sulmit.

Bota Lajme polici Europa gjermani sulm sulm me thike

EMISIONET