Sulm ajror në Siri, humbën jetën 4 persona mes tyre 2 fëmijë

Sulm ajror në Siri, humbën jetën 4 persona mes tyre 2

Katër persona, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore të Izraelit në provincën Hama në Siri, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore Siriane SANA.

SANA citonte burime ushtarake siriane të thonin se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kishin reaguar ndaj raketave të lëshuara prej avionëve në provincën qendrore, "duke kapur shumicën" e tyre.

Më vonë agjencia tha se “agresioni i Izraelit shkaktoi martirizimin e një familjeje, të nënës, babait e dy fëmijëve”, duke shtuar se katër njerëz të tjerë ishin plagosur dhe tre shtëpi ishin shkatërruar në zonën perëndimore të Hama.

Ushtria izraelite rrallë pranon sulmet individuale në Siri dhe refuzoi të komentojë mbi raportet e fundit kur u kontaktuan nga AFP të premten (22 janar).

Bota Lajme siri humben jeten sum ajror

EMISIONET