Brenda vetëm 1 jave, Vllaznia shënoi dy humbje përballë Teutës, 1 në kupë dhe ditën e sotme (28 qershor) në kampionat. Rezultatet negative vijojnë për skuadrën shkodrane.

Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe shprehet se rënia nga kategoria superiore, duke qenë se Vllaznia ndodhet në zonën e rrezikut, do të ishte katastrofale për ekipin.

Sulçe: Shkodra ka aq shumë asete, ka pasur shumë trajnerë që kanë bërë mirë në klube të tjera por tek Vllaznia mbetet i njëjti problem. Është ekipi. Shkodra ka furnizuar lojtarë në ekipe të ndryshme por Vllaznia vazhdon kurbën e rezultateve negative. Përveç eliminimit nga kupa edhe në kampionat do të shkojë në fazën playoff ose më e keqja për tu rikthyer sërish në kategorinë e parë. Do të ishte katastrofale.