Sulçe: Tirana duhet të përforcojë mbrojtjen, në Champions League të fusin me gjithë top në rrjetë

Sulçe: Tirana duhet të përforcojë mbrojtjen, në

Me fitimin e kampionatit tashmë Tirana vendoset përballë garës europiane të Champions League.

Për kryeredaktorin e sportit në RTV Ora, Altin Sulçe, skuadra kryeqytetase duhet të bëjë përforëcime përpara se të hyjë në këto gara.

I ftuar në Ora Sport ai shprehet me batutë se në Champions League, të fusin në portë bashkë me topin duke evidentuar dhe njëherë nevojën e Tiranës për të rinovuar prapavijën e saj.

Sulçe: Nëse Tirana do që të arrijë sukses dhe të performojë mirë në Europë nuk duhet të gëzojë. Duhet të mbyllë tapën e shampanjës.Të bëjë hesape dhe llogari se i erdhi dita europiane e Champions League. Duhet të mbajë formën e lojtarëve, të bëjë blerje të ndryshme dhe të plotësojë repartet që kanë nevojë. Në Champions League të fusin me gjithë top në rrjetë me këta mbrojtësa që ka Tirana. Nuk do luajë Solomon me lojtarë të tjerë aty. Të gjitha ekipet në Champions League janë të tendosura. Tirana duhet të përgatitet dhe të vazhdojë aty.

Sport Lajme tirana ora sport altin sulce uefa champions league

EMISIONET