Një sugjerim i pazakontë ka ardhur nga presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili u shpreh se maskat duhen dezinfektuar me benzinë.

Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë të në Filipine e korrigjuan me shpejtësi deklaratën e presidentit.

Duterte sugjeroi substancën e ndezshme si një zëvendësues të përshtatshëm për pastrimin e furnizimeve gjatë një fjalimi të martën (28 korrik).

“Në fund të ditës, varni maskën diku dhe spërkateni me Lysol nëse mund ta përballoni atë. Për njerëzit që nuk kanë, ta zhysin në benzinë ​​ose naftë dhe COVID-it më nuk do të ketë shans. Thjesht gjeni benzinë dhe zhytni dorën me maskën në të,” – tha presidenti.

Të mërkurën, Sekretari i Departamentit të Shëndetit të vendit Maria Rosario Vergeire sugjeroi që Duterte po bënte shaka dhe se banorët nuk duhet t’i marrin seriozisht këshillat.

“Ju e dini se si flet presidenti. Ndoshta një nga shakatë e tij, veçanërisht rreth benzinës. Maskat e rrobave duhet të lahen çdo ditë, pas çdo përdorimi. Ajo duhet të lahet dhe të thahet nën diell ” – u tha Vergeire gazetarëve gjatë një konferencë lajmesh në internet.