Stuhia "Alex", përkeqësohet bilanci i viktimave

Stuhia "Alex", përkeqësohet bilanci i viktimave

Në Itali po përkeqësohet bilanci i viktimave nga moti i stuhishëm që përshkoi në fundjavë rajonet veriperëndimore të vendit.

Me zbarkimin në terren, forcat e kërkim-shpëtimit arritën të zbulojnë të paktën 6 persona të tjerë pa shenje jete si pasojë e përmbytjeve dhe rrëzimit të urave e pemëve.

Në zonat e Piemontes dhe Ligurias mëngjesin e së hënës rezultuan 8 të vdekur gjithsej ndërsa pas disa orëve kërkime u arrit të gjenden dhjetëra banorë të shpallur të zhdukur.

Të dyja zonat i bënë thirrje qeverisë të ndihmojë dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Shirat e rrëmbyer në Itali ditë-e-natë sollën mbi 630 milimetra reshje, sasi të papara në rajon që nga viti 1954.

Për pasojë, fshatra të tërë u izoluan nga shembja e urave dhe rrugëve, nga vërshimi i lumenjve, u dëmtuan rrjetet e telekomunikimit dhe rrëshqitjet e dheut morën përpara disa shtëpi rurale.

E njëjta situatë u raportua në jug të Francës ku autoritetet vazhdojnë kërkimet për të paktën 20 persona të zhdukur që prej ditës së premte.

Banorët thanë se stuhia e njohur me emrin "Aleks" lëvizi në zonat ku nuk binte shi prej muajsh.

Të hënën, presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, u solidarizua me situatën në Itali dhe Francë duke premtuar mbështetje logjistike dhe financiare për dy shtetet europiane.

Bota Lajme viktima itali France stuhia alex bilanc

EMISIONET