Për një trup sa më të rregullt dhe të shëndetshëm, përveç ushqyerjes së mirë, një rol të veçantë luajnë dhe ushtrimet fizike. Mirëpo si çdo gjë tjetër, koronavirusi ndikoi negativisht dhe tek frekuentimi jonë në palestër. Shumica prej nesh gjatë gjithë muajve qëndrim në shtëpi, kanë marrë kilogramë të tepërt, të cilat ndikojnë negativisht në produktivitetin tonë ditor.

Së fundmi është zhvilluar një studim nga Dr. Marybeth Sexton, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Emory, ku ai doli në përfundimin se ende nuk është e sigurt të shkohet në palestër.

Nëse rastet me COVID-19 janë të larta aty ku ju jetoni, ekspertët sugjerojnë që të qëndroni larg. Nëse situata është nën kontroll atëhere sipas ekspertëve sigurohet që të mbani 6 metra distancim nga njëri-tjetri dhe të mbani maskë.

Edhe për ata që janë të kujdesshëm, palestra paraqet rrezik. Brenda tyre ajrimi është i kufizuar dhe distancimi shoqëror mund të jetë sfidues. Në një pandemi të vazhdueshme, nëse mund të arrini të harxhoni energji pa shkuar në palestër, kjo do të ishte alternativa më e mire.

Veç të tjerash profesori Sexton  ka dhënë një këshillë: “Shmangni dhomat e ndrrimit, merrni shishen tuaj personale, përdorni sterilizues, ndërroni maskën sa herë të djersiteni.”

Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, në SHBA, propozon që e mira do të ishte mos t’i frekuentonim fare palestrat që kanë ambjente të mbyllura, por të kërkonim në internet për vegla stërvitjeje në natyrë  dhe të vazhdoni stërvitjen në ambjente të hapura pa njërez afër vetes.