Një studim i një ekipi profesorësh të Universitetit të Norvegjisë ka dalë në përfundimin se akullnajat po shkrihen, duke sjellë dëborën në kontinentin evropian. Ata analizuan kampionë nga Arktiku, për të shpjeguar ndryshimet drastike të klimës në vitet e fundit.

Një studim i një ekipi profesorësh të Universitetit të Norvegjisë ka dalë në përfundimin se akullnajat po shkrihen, duke sjellë kështu një mot të ftohtë në Evropë me më shumë dëborë.

Profesor Alun Hubbard, i cili udhëheq studimet tha se dolën në këtë konkluzion pasi mblodhën analizuan kampionë nga Arktiku të mbledhur në kohë reale, në vitin 2018, që u shndërruan më pas në stuhitë masive që mbuluan pjesën më të madhe të Evropës atë vit.

Ishte pikërisht akulli që po shkrihet në Arktik që, sipas tyre, shkaktoi atë që u quajt “Bisha nga Lindja”.

Ekipi përllogariti se rreth 140 gigatonë ujë avulloi nga deti, ose 88 për qind e borës së rënë në Evropë.

Stuhia shkaktoi kaos në pjesën më të madhe të Evropës veriore në shkurt dhe mars 2018 dhe ekonomisë britanike i kushtoi 1 miliardë euro në ditë.

E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Shkrirja e akullit në Arktik, siç tregon ky studim, pritet të ketë serioze në Evropë.

Këto pasoja janë vënë re në pjesën më të madhe të kontinentit, ku ka mbizotëruar një mot më i ngrohtë se zakonisht ditët e fundit, por një i ftohtë i pazakontë pritet për sezonin po vjen, duke sjellë me vete borë dhe probleme të mundshme.

Në Britani janë regjistruar temperatura rekord në disa zona për këtë kohë të vitit, dhe ekspertët kanë thënë se një ndryshim i madh do të vijë në fundjavën e Pashkës, ku temperaturat do të ulen ndjeshëm.