Studiuesi Hoxha: Demokracia në Shqipëri 'sakat', kryeministri doli në përgjime duke vjedhur vota

Studiuesi Hoxha: Demokracia në Shqipëri 'sakat',

Studiuesi i filozofisë, Elvis Hoxha i ftuar në studion e Ora News me gazetarin Sebastian Zonja ka folur për situatën e zgjedhjeve në Kosovë dhe ka bërë krahasimin midis demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sipas Hoxhës, në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë demokraci të mirëfilltë, por ka pasur gjithmonë defekte.

Ndërsa flet për zgjedhjet në Kosovë, Hoxha thotë se nuk është ky rasti i Kosovës, pasi ajo në mësoi se kudo ku shoqëria përputhet me politikën demokracia funksionon.

Një pikë e cila ngjalli një lloj debati ishte se Albin Kurti tha :" Ne shkojmë në zgjedhje në qoftë se nuk zgjidhet Vjosa Osmani."

 Pse nuk ka frikë nga zgjedhjet zoti Kurti ?

Hoxha:" Zgjedhjet do ndodhnin normalisht, nuk janë të dëshiruara për shkak të covid dhe pengesave buxhetore, por janë në shëndet të demokracisë. Kjo nuk diskutohet.

Në Shqipëri kemi ditë të tëra që diskutohet për fletën e votimit. U mblodhën komitete të ndryshme për ta diskutuar.

Hoxha:" Shqipëria nuk është ende në atë figurë ku rendi politik dhe rendi shoqëror përputhen. Në qoftë se ne kemi një lloj demokracie, kjo demokraci na vjen nga një surealitet shtetëror minimal, fakti që Shqipëria është e pavarur, nga një rend historik normal minimal i cili është fakti që në '90 bie një regjim dhe vjen një regjim i thënë demokratik, por ky me shumë defekte.

Demokracia te ne ka qenë një fëmijë sakat gjenetikisht në shumë pika dhe mbetet i tillë gjatë gjithë jetës.

Më vjen keq për krahasimin me fëmijën, jo për demokracinë tonë dhe politika dhe shoqëria tek ne nuk përputhen aspak.

Kështu që partitë kthehen në biznes dhe shoqëria kthehet e papunë politikisht, ekonomikisht dhe moralisht.

Nuk është ky rasti i Kosovës. Kosova na shpjegoi ne se kudo ku shoqëria përputhet me politikën demokracia funksionon.

Fakti sot është më i votuari në Kosovë i 2019 ishte Albin Kurti dhe tani është kryeministër. Më i votuari i zgjedhjeve të fundit Vjosa Osmani është Presidente, më i votuari, i treti është Glauk Konjufca është kryetar i Kuvendit. Pra më të votuarit përfaqësojnë  në Kosovë 2-3 institucionet kryesore.

Në Shqipëri kryeministri ka dalë më përgjime duke vjedhur ai vetë vota, duke organizuar ai vjedhjen e votave. Ne e kemi krejt të hapërdarë moralisht sistemin zgjedhor, sistemin e përfaqësimit, gjyqësorin. Ne i kemi të gjitha të shkallmuara dhe shoqëria është jashtë lojë, sa nuk mund t'i vijë kurrë në ndihmë subjekteve që quhen politike që ato të bëhen paksa politike.

Zgjedhjet do përcaktojnë një risi nëse opozita do të ishte shumë e qartë se çfarë kërkon dhe çfarë synon dhe qartësi do të thotë çfarë përfaqëson në terma të surealitetit shtetëror, të trashëgimisë publike dhe burimeve njerëzore.

Unë nuk e di nëse ekziston në ndonjë shtet që kryeministri të thotë unë i zëvendësoj shqiptarët me skllevër nga Bangladeshi."

Pse e kemi më të thjeshtë të kopjojmë një ish-republikë sovjetike sesa Gjermaninë si social-demokrate?

Hoxha: "Sepse do strukturë mendimi, institucione, akademi, do punë me koncepte. Po ta vësh re shumë që hiqen si profesorë këtu vajtën te neoliberalizmi.

Neo-liberalizmi thotë se njeriu për njeriun jo ujk po luan kuçedër, ta vrasë tjetrin. S'ka teori më të thjeshtë. Në rendi njerëzor ne jemi kaq dobët sa dhe krimin nuk e kuptuam kurrë. Kaloi sistemi komunsit, i bëri të gjitha krimet. Tani të del numri një i Partisë Socialiste dhe thotë regjimi i Enver Hoxhës ka qenë më i mirë se i keq. Unë e kuptoj se ky njeri s'ka lexuar asnjë dëshmi mbi krimet e Enver Hoxhës, po 30 vjet t'i kupton që shoqëria shqiptare nuk ka elementin minimal të së drejtës."

Vendi Kosove Lajme Politikë shqiperi zgjedhjet elvis hoxha demokracia Intervista në Ora News

EMISIONET