Studimi: Puna ecën 'vaj' me tri ditë pushimi në javë

Studimi: Puna ecën 'vaj' me tri ditë pushimi në

Një kompani shërbimesh në Zelandën e Re e quajtur “Perpetual Guardian”, i uli ditët e punës, nga 5 ditë në 4 ditë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagesë.

Pas këtij eksperimenti, u vu re se produktiviteti i  punonjësve u shtua dhe nuk pësoi as rrudhjen më të vogël të nivelit të punës së bërë.

Eksperimenti u monitorua nga akademikë të Universitetit të Aucklandit, të cilët vunë re se në radhët e stafit, niveli i vlerësimeve të dhëna për lidership, stimulim, fuqizim e angazhim pësuan rritje që të gjitha, krahasuar me vitin 2017.

Ndërkohë niveli i stresit pësoi rënie nga 45% në 38%.

Ky eksperiment, i ndjekur me shumë kujdes nga politikdhënës e politikbërës në të gjithë botën, dhe ka shtuar shpresa për një ekuilibër të mirë mes jetesës dhe punës në të ardhmen.

Lifestyle Lajme Studime studim pune pushim jave stresi ne pune

EMISIONET