Studimi: Foshnjat e ushqyera me biberona plastik gëlltisin miliona mikroplastikë në ditë

Studimi: Foshnjat e ushqyera me biberona plastik gëlltisin miliona

Sipas një studimi, foshnjat të cilët ushqehen në mënyrë artificiale me biberona plastike, gëlltisin miliona grimca mikroplastike gjatë ushqyerjes.

Në një artikull të publikuar nga gazeta britanike "Guardian", janë botuar rezultatet e një kërkimi të bërë në "Trinity College", në Dublin dhe kanë arritur në përfundimin se procesi i rekomanduar për sterilizimin e biberonave plastik, sjell miliona mikroplastikë dhe triliona nanoplastikë, baktere akoma më të vegjël dhe është mjaft e dëmshme për foshnjat.

Shishet e polipropilenit të testuar përbëjnë rreth 82% të tregut botëror, me shishet e qelqit që është alternativa më e mirë. Polipropileni është një nga plastikat më të përdorura.

Mikroplastikat dihet që janë mjaft të dëmshme dhe për njeriun, por sipas studimit përgatitja e ushqimit në enë plastike sjell më shumë ekspozim ndaj bakterieve, sidomos tek foshnjat.

Ndikimet në shëndet janë akoma të panjohura, por studiuesit thonë se duhet të bëhet kujdes dhe të vlerësohet kjo problematikë dhe të bëhet kujdes, sidomos tek të porsalindurit.

Ata këshillojnë që të bëhet një kujdes i madh dhe të sterilizohen në mënyrën e duhur për të ulur ndikimin e mikroplastikës.

Shendetësi Lajme femije Studime studime foshnje biberona plastik mikroplastike

EMISIONET