Covid-19 mund të shkaktojë çrregullime mendore në 6 muajt e parë pasi prek personin.

Një studim i kryer në Britani zbuloi se rreziku për rëndimin psikologjik është më i lartë te personat të cilët shtrohen në spital ose i nënshtrohet terapisë intensive, që e streson njeriun.

Nga analizimi i të dhënave të mbi gjysmë milion pacientëve amerikanë, ankthi dhe prishja e humorit dolën si dy nga llojet më të shpeshta të çrregullimeve psikologjike dhe neurologjike.

Ndër pasojat më të rënda ishte edhe hemoragjia cerebrale, goditja në tru, sëmundja e Parkinsonit, sindroma e Gija-Bareit, demenca dhe psikozat.

Studiuesit britanikë thonë se ka prova që virusi korona kalon në tru dhe shkakton dëme direkte.

Ndër efektet indirekte janë, për shembull, mpiksja e gjakut që çon deri në atak nervor.

“Studimi konfirmon dyshimet tona se Covid-19 nuk lidhet vetëm me simptomat respiratore, por edhe me problemet psikiatrike dhe neurologjike, pasojat e të cilave mund të shfaqen më vonë sesa pritej,” thanë doktorë të Institutit londinez të Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës.