Koronavirusi mund të infektojë organet në të gjithë trupin, përfshirë mushkëritë, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe zorrët, raportuan disa studiues ditën e djeshme.

Dy raporte të veçanta sugjerojnë se virusi përveç mushkërvie sulmon dhe organet e tjera të turp. Këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e gamës së gjerë të simptomave të shkaktuara nga infeksioni Covid-19.

Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa prej simptomave të dyshimta që shihen tek pacientët me koronavirus. Përfshirë mpiksjen e gjakut që shkaktojnë goditje tek të rinjtë, dhimbjen e kokës dhe dështimi i veshkave.

Covid-19 klasifikohet si një virus respirator dhe transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, por ndonjëherë mund të shkaktojë diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale. Studiuesit kanë gjetur prova të virusit në jashtëqitjen e pacientëve dhe paralajmërojnë se ai mund të transmetohet përmes asaj që njihet si rruga fekale-orale.