Në një studim të publikuar së fundmi tregohet mënyra se si mund të kufizohet përhapja e Covid-19.

Ky studim, sipas Corriere Della Sera është përqendruar në analiza të bëra në 131 shtete dhe tregon mënyrat si mund të ulet transmetueshmëria e virusit.

Faktori i parë që ndikon në përhapjen e virusit  në masë janë aktivitetet publike, si grumbullimet, takimet etj.

Ky studim sugjeron se nëse kufizohen aktivitetet, atëherë do të ketë një ulje të numrit të personave të prekur me koronavirus, pasi ulet numri R që është transmetueshmëria.

Bëhet me dije gjithashtu se virusi transmetohet  ne zyra dhe në shkolla. Duke qenë se në ambiente të mbyllura qëndrojnë për një kohë të gjatë shumë persona, transmetueshmëria është shumë e lartë.

Në bazë të këtij studimi, thuhet se efekti i masave kufizuese nuk është i menjëhershëm, dhe duhet 8 ditë kohë për të parë rezultatet.