Një ekip studiuesish kanë dalë në përfundim se njerëzit me sindomën Down janë 10 herë më të rrezikuar për të humbur jetën nga Covid-19 krahasuar me ata persona me aftësi të kufizuar.

Studiuesit gjithashtu gjetën një numër të ndjeshëm të personave me sindromën Down të shtruar nga Covid-19, “një grup që aktualisht nuk është i mbrojtur strategjikisht”, sipas raportit në revistën Annals of Internal Medicine .

Në studimin e bërë u përfshinë më shumë se 8 milion persona të rritur të cilët ishin pjesë e një projekti mbi vlerësimin e rrezikut nga Covid-19 të sponsorizuar nag qeveria britanike.

Nga 8.26 milion njerëz në studim, 4,053 kishin sindromën Down. Nga ata, 68 persona me aftësi të kufizuara vdhumbën jetën për shkak të Covid-19. Shtatëmbëdhjetë vdiqën nga pneumonia ose pneumoniti dhe 35% vdiqën për shkaqe të tjera.

Këto shifra u krahasuan me më shumë se 41.000 persona pa sindromën Down që humbën jetën, por vetëm 20 % prej tyre humbën jetën nga koronavirusi, 14% nga pneumonia ose pneumoniti dhe 65% vdiqën për shkaqe të tjera.