Gjatë një studimi të bërë nga disa studiues amerikanë u tha se mbyllja e shkollave në disa shtete amerikane nga muaji mars deri në maj ka ulur rastet e infektimeve me Covid-19 shkruan CNN.

Shtetet që mbyllën shkollat më herët kishin shifra më të ulëta krahasuar me shtetet që bënë mbylljen e shkollave më vonë.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Spitalore e Fëmijëve dhe Rrjeti i Kërkimeve Pediatrike në Rrjetin e Vendosjeve Spitalore në Ohio shkruan se: “Analizat e paraqitura sugjerojnë që koha e mbyllja e shkollës mund të ketë qenë e shoqëruar me rreth 1.37 milion më pak raste me koronavirus gjatë periudhës  26 ditore dhe 40.600 më pak vdekje gjatë një periudhe 16 ditore.”

Sidoqoftë, studiuesit shprehen se studimi i tyre nuk mund të përdoret në debatin aktual rreth rihapjes së shkollës apo jo, pasi në pranverë  vetëm shumë pak njerëz vendosnin maska dhe respektonin masat e marra.

“Përhapja e rasteve me Covid-19, që lidhet me hapjen e shkollave mund te zbutet me ndërhyrjen për kontrollin e infeksionit, duke përfshirë larjen e duarve, respektimin e distancës sociale dhe mbajtjen e maskave.”- shkruhet në studim.