Një studim i ri ka zbulur se nëse nëse dikush kritikohet shpesh herë nga partneri ka më shumë gjasa që të vdesë para kohe.

Për një gjysme dekade, studiuesit zbuluan se të njerwzit që janë kritikuar nga partnerët e tyre kishin 2 herë më shumë të ngjarë të vdisnin, sesa ata që nuk janë kritikuar.

Efekti ishte i njëjtë si për burrat dhe gratë. Autorja kryesor Jamila Bookwala tha se kritikat e shpeshta mund të shkaktojnë stresin e dëmshëm në trup.

“Mund të jetë një lloj stresori kronik ndërpersonal, dhe ashtu si stresorët e tjerë kronikë, mund të ketë një ndikim negativ kumulativ dhe të qëndrueshëm  jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien, por edhe në vdekshmërinë”,  është shprehur Jamila Bookwala.

Ekipi i Profesores Bookwala nga Kolegji Lafayette në Pensilvani analizoi të dhëna nga 1.734 burra dhe gra që ishin intervistuar për Projektin Kombëtar të Jetës Sociale, Shëndetit dhe Plakjes.

Të gjithë ishin të moshës midis 57 dhe 85 vjeç, me një moshë mesatare prej 68, dhe 90 përqind ishin martuar. Pjesa tjetër jetonte së bashku ose në një lidhje ndryshe intime.

Ata u pyetën për marrëdhëniet e tyre, përfshirë këtu sa shpesh kritikohen nga partneri i tyre.

“Ata që treguan se ishin kritikuar shpesh kishin një rrezik 44 përqind më të madh për të vdekur pesë vjet më vonë, krahasuar me ata që treguan se ishin kritikuar pak ose aspak,” tha profesoresha Bookwala.

Profesoresha Bookwala, hulumtimi i të cilws është botuar në revistën shkencore Psikologjia e Shëndetit, përfundoi: “Thjesht ndaloni së kritikuari partnerin tuaj, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe në vitet e jetëgjatësisë e tyre.