Disa studime të reja kanë zbuluar se koronavirusi shkakon dëme të qëndrueshme dhe të rrezikshme në zemër.

Është  bërë e qartë se virusi i frymëmarrjes sulmon edhe sistemin kardiovaskular, si dhe shumë organe të tjera, përfshirë veshkat dhe trurin, por studimet e reja hedhin dritë mbi dëmtimin shqetësues të vetë zemrës.

Një studim gjerman zbuloi se 78 përqind e pacientëve që shëroheshin nga COVID-19 kishin mbetur me ndryshime strukturore në zemrën e tyre, dhe 76 nga 100 të mbijetuarit shfaqën shenja e një lloj dëmtimi që një sulm zemre shkakton.

Një studim i dytë, gjithashtu i kryer në Gjermani, zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve që vdiqën pas kontraktimit të COVID-19 kishin nivele të larta të virusit në zemrat e tyre.

Ende nuk është e qartë se sa kohë mund të zgjasë dëmi, ose si mund të rritet, rreziqet e të mbijetuarve nga sulmi në zemër, goditje në tru apo çështje të tjera kardiovaskulare të rrezikshme për jetën.

Autorët dhe ekspertët kërkojnë nga mjekët që të monitorojnë shëndetin e zemër se pacientëve me Covid-19 edhe pasi të jenë të pastruar nga virusi.

Mjekët në SH.B.A. kanë vërejtur një tendencë shqetësuese të problemeve të zemrës te pacientët me koronavirus.

“Këto gjetje të reja ofrojnë prova intriguese që COVID-19 është i lidhur me të paktën disa komponentë të dëmtimit të miokardit, mbase si rezultat i infeksionit viral të drejtpërdrejtë të zemrës”, ka shkruarUniversiteti Northëestern, kardiologët e UCLA Dr Clyde Yancy dhe D. Gregg FonaroË në një editorial që shoqërojnë studimet në JAMA Kardiologji.

” Sipas gjetjeve nga studimet, jem të prirur të ngrejmë një shqetësim të ri dhe shumë të qartë se kardiomiopatia dhe dështimi i zemrës në lidhje me COVID-19 mund të evoluojnë potencialisht” , janë shprehur ekspertët.

Ata shtuan se nëse më shumë hulumtime do kenë rezultate të tilla të ngjashme, atëherë Covid-19 mund të shkaktojë një valë problemesh të zemrës.