Studentët: Mësimi online nuk funksionion, tarifa të larta, mbyllen auditoret, lejohen hapur kafenetë

Të ftuar në Ora News, dy studentët të universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik shprehën arsyet e tyre pse nuk binin dakord me mësimin online.

Ata thanë së vendimi për mësimin online u ndërmor vetëm 3 ditë para fillimit të vitit të ri akademik.

Ata shtuan se tashmë që auditorët nuk frekuentohen nga studentët, pse duhet të paguhen tarifat që sipas tyre janë shumë të larta.

Elion Mulgeci: Deri para pak ditësh gjithë studentët e ardhur nga rrethet dhe të tjerët po përgatiteshin për mësim, por del ministria e Shëndetësisë dhe thonë që mësimi duhet të zhvillohet online. Duhet të ishin marrë më parë masa, jo të pritej që të vinin nga rrethet në tiranë. Këta duhet të paguajnë qiratë, konviktet dhe tarifat që janë shumë të larta. Sa kohë nuk po frekuentojmë auditorët pse duhet të jenë kaq të larta tarifat. Për këtë ne u ngritëm dhe protestuam sot. Ne kemi sugjeruar që leksionet të bëhen online dhe seminaret të bëhen në auditorë.

Vilson Kulamani: Një ndër kërkesat e artikuluara të studentëve edhe dy vite më parë ishte shtimi i praktikave. Tani jo që nuk janë shtuar, por po hiqen fare. Imagjinoni tani një student i inxhinierisë që mëson online. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë që të rrimë me orare të zgjatura dhe me distancim social për të vazhduar mësimin në auditorë. Ka fakultetet që e kanë më të lehtë që ta ndjekin mësimin online, por fakultet e inxhinierisë dhe mjekësisë e kanë pothuajse të pamundur që ta bëjnë diçka e tillë.

Po ashtu, studentët theksuan se masa të tilla duhet të ishin përgatitur dhe zbatuar muaj më parë dhe se u provua se mësimi online nuk jep informacionin e duhur.

Vilson Kulamani: Një veprim i tillë ardhur 3 ditë para fillimit të vitit të shkollor, është i papërgjegjshëm sepse merren vendime të papritur. Shtetet e tjera në botë këto hapa i kanë marrë shumë më herët. Fakultet po zhvillohen në auditorë edhe pse janë mbyllur kafenetë dhe baret. Qeverinë tonë duket se vendime të tilla i ka marrë e papërgatitur. Kishte kohë që të bënte një ndërlidhje studentë-pedagogë. Platformat nuk kanë qasjen e duhur dhe janë plot me probleme. Sigurisht që jo të gjithë studentët nuk kanë qasje në internet. Edhe kartat e studentëve nuk hyjnë në punë fare, duhet që të kishin paketa interneti.

Elion Mulgeci: Ne vijmë nga një semestër online dhe është dashur 1 muaj mësim e konsultime përballë për studentët. Shumica nga mësimi online nuk ka marrë informacionin e duhur. Ka shumë degë që e kanë të detyruar praktikën. Si mund të operojë një mjek vetëm duke parë slide. Si ka mundësi që shkollat 9-vjeçare janë të hapura, por fakultetet janë jo. Mësim online kishte shumë problematika se ishte e re për të gjithë, si për pedagogët dhe për studentët. Shumë pedagogë kanë probleme me qasjen në teknologji.

Vendi Lajme kafe Aktualitet studentet auditore mesimi nline tarifa te larta

EMISIONET